Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nuk është testuar por… këngëtari i famshëm: E di që kam COVID

12:17 / April 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sam smith
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata që ka përfshirë botën nga pandemia e koronavirusi ka shkaktuar mjaft ankth e pani, ku çdo kush dyshon tek vetja nëse është infektuar. Por këngëtari i njohur britanik Sam Smith ka vendosur të flasë hapur.

Ai thotë se nuk e ka bërë testimin por dyshon se ka koronavirus. Ai foli për vetë-diagnostikimin e sëmundjes në një intervistë për Zane Lowe në FaceTime, ku tha se dyshon të jetë mbartës i virusit edhe pse nuk është testuar. Unë nuk u testova, por e di që e kam atë. Unë thjesht dyshoj se jam i infektuar sepse gjithçka që kam lexuar e vërteton atë. Kështu që po, mendoj se patjetër jam i infektuar”.

Këngëtari foli gjithashtu për mënyrën sesi motra e tij filloi të shfaqte të njëjtat simptoma, kështu që Sam bashkë me të u izoluan për tre javë për të mbrojtur familjen e tyre.

Sam tha se ata e morën virusin para se në Mbretërinë e Bashkuar të merreshin masat e plota të izolimit kombëtar.

Dhe për fat të mirë, Sam po ndihet më mirë tani dhe është duke punuar përsëri me muzikën e tij.

“Unë fillova të shkruaj dhe është një kuptim krejt tjetër. Është e mahnitshme, e shkëlqyeshme”.

Të famshmit e prekur nga COVID-19 kanë qenë të shumtë dhe nuk kanë ngurruar të flasin për eksperiencën e tyre. Tom Hanks, princi Charles, Idris Elba apo Pink kanë qenë në mesin e tyre. /Cosmopolitan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.