Të dyja janë këngëtare shqiptare të maqedonisë dhe në vitin 2012 thuhej se Tuna dhe Adelina nuk flisnin bashkë. Shkak për zënkën e tyre mendohej se ishte aktori Blerim Destani i cili shfaqi simpati për Adelinën ndërkohë që shkruhej se ai ishte në një lidhje me Tunën.
Por në Instastoryt e dy këngëtareve shihet një foto te dyjave së bashku me këngëtaren Big Mama. Nga foto duket se ato janë në një festë dhe po ja kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njera-tjetrës.
Si Tuna dhe Adelina tashmë janë mama dhe duket se të dyja e kanë lënë pas të kaluarën.

