Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë komentuar shumë këto kohë për shkak se dyshohen se janë të lidhur.
Ndonëse dyshja nuk e ka pranuar, një foto e fundit e Borës që u zbulua se e kishte bërë tek shtëpia e Donaldit, ngriti dhe më shumë dyshimet se ata janë në një marrëdhënie.
Së fundmi, duket se dyshja kanë shkuar me pushime. Vet ata kanë publikuar në Instastory foto nga i njëjti vend. Madje Donaldi ka hedhur disa foto që shihet me hijen e një goce, e cila ngjason me Borën, duke vërtetuar kështu se janë në një lidhje.
Ata shihen të përqafuar në këto foto dhe vajza i ka flokët e shkurtra, duke bërë që të nisen aludimet se në foto është moderatorja.



