Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Nuk i ndahen telashet në Europë gjyqtarit të FIFA-s Eldorjan Hamiti, sherr masiv e 5 kartonë të kuq

21:46 / November 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hamitaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se Eldorjan Hamitin e ndjekin telashet ngado që drejton. Gjyqtari shqiptar që mban stemën e FIFA-s, sot ka drejtuar një ndeshje të çmendur në Sllovaki ku ekipi U21 i vendasve është ndeshur me atë të Gjeorgjisë, në një takim të vlefshëm për eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

Hamiti, i cili kishte asistentë Nertil Bregasin dhe Denis Agarajn, me gjyqtar të katërt Kreshnik Cjapin, është detyruar të nxjerrë shumë shpesh nga xhepi kartonin për faulle e tension në fushë, aq sa që në pjesën e parë, Gjeorgjia mbeti me 10 lojtarë. Vendasit përmbysën rezultatin nga 0-1 në 3-1, ndërsa më pas u vendos barazia numerike në fushë pasi edhe një prej sllovakëve u ndëshkua me të kuq.

Gjeorgjia shkurtoi diferencën në minutat e fundit, ndërsa kërkoi me ngulm barazimin në 8 minutat shtesë që u dhanë në këtë takim pasi u desh të shtyhej vërshëllima përfundimtare. Kjo për shkak se kishte një përplasje fizike masive mes dy pankinave, me trajnerin gjeorgjian i cili sfidoi për duel në dhomat e zhveshjeve stafin kundërshtar.

Hamiti u desh të tregonte përsëri kartonin dhe trajneri bashkë me një pjesëtar të stafit të tij u ndëshkuan me të kuq, ashtu siç ndodhi edhe me një pjesëtar të stafit të Sllovakisë. Në fund, me 5 kartonë të kuq e 9 të verdhë të treguar, Hamiti vërshëlleu për fundin e ndeshjes që i dha fitoren 3-2 skuadrës së Sllovakisë.

5 kartone te kuq eldorjan hamiti europe fifa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.