Policia ka vënë në pranga një shqiptar 32-vjeçar, i identifikuar si Vullnet Daci.
Daci ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte shpallur në kërkim si autor i të shtenave me armë në një lokal të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasano.
Ai u kap në një apartament të Barit dhe u arrestua pasi akuzohet për posedimin e armëve të zjarrit, dëmtimin dhe shpërthimet e rrdzikshme në vendet publike.
Po ashtu akuzohet si anëtar i organizatës që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.
Disa ditë më parë, operacioni i koduar “Kulmi” vuri në pranga 37 persona, shqiptarë e italianë që transportonin drogë.