Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk ishte në listën e PD për deputet, shpërthejnë vëllezërit Budina: Partia e tëmës dhe sëmës kandidoi ca iç-piça që lëpijnë kryetarin

20:45 / March 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1592564206 budina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një beteje të gjatë për mos shembjen e Teatrit Kombëtar regjisori Robert Budina iu bashkua Partisë Demokratike si dhe u bë pjesë e kandidatëve potencialë për listën përfundimtare të deputetëve.

Por ditën e djeshme Partia Demokratike dorëzoi listat zyrtare të kandidatëve, dhe mes emrave nuk ishte ai i Robert Budinës. Kjo mesa duket ka revoltuar regjisorin e njohur por edhe vëllain e tij Edmond Budina, i cili ka qenë më i drejtë dhe më i ashpër teksa ka shprehur mllefin ndaj listave të kandidatëve, raporton newsbomb.al.

Ky i fundit madje i ka quajtur kandidatët në listat e partive si “iça-piça”, “njerëz që i lëpihen kryetarit”, sipas tij, “i lëpihen aq shumë deri sa kryetari i vë në listë”.

Robert Budina tha dje se “25 prilli do të sjellë ndryshimin”. “Pavarësisht kush është dhe kush nuk është në listë”, shtoi ai, “25 prilli do të qartësojë shumë gjëra për shqiptarët”.

Ndërsa sot, Emdond Budina po nga sheshi i Teatrit Kombëtar paralajmëroi opozitën e sotme për atë që do e presë, nëse “bën të njëjtat gabime” si qeveria sot.

“Edhe opozita ta dijë, se po bënë të njëjtat gabime, ta dinë se do na kenë përballë. Nëse edhe këta bëjnë të njëjtën histori të interesave dhe futjes së militantëve, se kam të drejtën të dyshoj edhe si qytetar me këto listat. Nëse vazhdohet edhe nesër të mos vlerësohet qyetaria do na kenë kundër”, deklaroi Emdond Budina.

Robert Budina:

“Ne mund të japim vetëm shembullin tonë. Ne u përpoqëm se besojmë në disa vlera dhe asgjë më tepër se kaq. Ne jemi përpjekur dhe i kemi rënë të gjitha dyerve. Tani kemi stopuar. Është e shumë e rëndësishme që kur të shkojmë në këtë 25 prill, të besoni te vetja, por mbi të gjitha te mekanizmi i kërkesës së llogarisë. Se na morët në qafë vëllezër duke i lënë të tjerët të bëjnë çfarë i do kokrra e pushtetit. Nëse unë do të kisha pasur mundësinë t’i ndryshoja gjërat, do t’i bëja, dhe do t’i ndryshoja. Ne gjithsesi jemi besimplotë që 25 prilli do të sjellë një ndryshim, por mbi të gjitha do të qartësojë shumë gjëra për shqiptarët. Por kujdes lufta nuk do të mbarojë, lufta do vazhdojë përherë. Nuk po them ta tjetërsoni votën, hidheni dhe kërkoni llogari. Opozita duhet ta çelë fushatën këtu, te ky shesh. 25 prilli do ta sjellë ndryshimin, nuk ka rëndësi kush do jetë, të jenë njerëz që marrin përgjegjësi.

Edmond Budina:

Jemi në rregull, filluam pak me vonesë. Dorëzuam edhe ne ato listat tona. Ca të gëzuar, ca të hidhëruar, ca të qeshur. Edhe partia e tëmës së sëmës, partia e tëçkës së mëçkës e të tjera, i çuan kandidatët e tyre në komisionin zgjedhor. Problemi është sa kriminelë ka një një krah e në një krah tjetër. Mua më shqetësoi fakti që një pjesë e këtyre njerëzve janë një tip “içi dhe piçi”, janë këta parazitët që u lëpihen kryetarëve dhe shefave deri sa shkrihen fare, sepse kryetari i vë në listë.

Fajin e ka opozita thotë ai, po t’i çke bërë 20 vjet në pushtet? I ke rënë rëngë-dëngës. S’ke faj se ke këta iça-piçat që të rrijnë vërdallë. Këta i thonë kryetarit “ti je Jezu Krishti…dhe ai fryhet e fryhet. Prandaj ne duhet të mos mërzitemi, me lista, pa lista, është s’është. Ne duhet të vazhdojmë. Qytetarët të ngrihen, t’i marrin politikanët dhe t’i hedhin në koshin e plehrave nëse nuk na sjellin qytetarinë. Nuk fituam asgjë në ’90, as kësaj rradhe nuk pretendojmë të fitojmë gjë. Ama teatrin e duam këtu, siç ishte.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.