Reshat Grëmbi, 69-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i spitalit infektiv humbi jetën mëngjesin e sotëm. Një i afërm i tij tha për mediat se nuk iu bë tamponi. Ai thotë se viktima i ka thënë të bijës se nuk po merrte shërbim dhe se ndodhej në korridor.
Ndërkaq, në telefonatën e fundit me djalin i ka thënë se ndjehehj shumë keq. ““Ndihej mirë me ekonominë. Nuk iu bë tamponi asnjëherë. Vetëm atje nuk e di çfarë u bë. Në Infektiv qëndroi 24 orë. E morën në 8.30. Jam këtu i ka thënë të bijës, po jap shpirt nuk e di pse nuk po marr asnjë shërbim.
Nuk i kanë dhënë shërbim, ka qenë në korridor te Infektivi brenda. Kjo na çudit. Nuk patëm më komunikim. Vetëm djali nga Gjermania ka bërë një telefonatë. Ndihem keq i ka thënë djalit. Po më del shpirti çfarë po bëhet”, ka rrëfyer i afërmi.
