Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që emrin e tij të mos e shënojë më si deputet i pavarur, pa grup parlamentar. Noka tha se është deputet i PD-së, dhe nuk e vendos Ali Basha se në cilin grup parlamentar ai është.
“Demokratët më kanë zgjedhur si deputet të tyre, nuk më ka zgjedhur Ali Basha, jam deputet i PD, më thoni cili nen i kodit apo i kushtetutës i jep të drejtë shërbëtorit të Ramës të më përcaktojë se si jam unë.
Nuk mund të ma caktojë askush për sa kohë nuk është e caktuar në Kushtetutë e në rregullore. Nxirreni aty e thoni se në cilën nen e ligj apo në këtë vendim se Flamur Noka nuk është deputet i PD, ju jeni thjesht spikere, ju duhet ti referoheni ligjit e rregullores”.