Në fjalën e tij në Kuvend, duke folur për çështjen e teatrit kryeministri Rama tha se nuk është i zoti në konsensus por është i politikës së bindjeve dhe luftës për bindjet.
“Mirëpo çdo njeri ka një dobësi e dobësitë njerëzore dalin me shpirtin, e kur dobësia është se mbi të gjitha vjen gjumi e kapesh në gjumë teksa je duke ëndërruar se tanimë ke triumfuar dhe hap sytë dhe sheh që kalaja ka rënë ka dhimbje, ka shumë dhimbje. Ka dëshpërim, dhe është një dëshpërim i pangushëllueshëm sepse ngushëllohet dëshpërimi i atij dhe atyre që humbin një betejë kur kanë përcaktuar rrugën dhe objektin. Ne themi atë që bëjmë, dhe bëjmë atë që themi. Përgjigja është shumë e thjeshtë, unë nuk kam ardhur dhe as nuk rri në politikë për të kapur ça të kap, unë kam ardhur dhe rri në politikë për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia. Nuk jam shumë i zoti për konsesus dhe nuk më vjen zor për këtë, sepse unë jam i politikës së bindjeve dhe luftës për bindjet”, tha Rama.
Ai zbuloi dhe prapaskenat e një projekti që nuk përfundoi kurrë. “Do e ndërtonin teatrin te Piramida. kam qenë kryetar bashkie, projektin e plaza shopping në truallin e teatrit kombëtar sepse duhej që bashkia ta mbështeste. projekti ishte i bukur, ishte një shesh me dyqane bare e restorante aty ku sot është pishina që quhet, po ajo pishin në mes të teatrit thjesht ka shërbyer për bretkocat që për një kohë të gjatë ishin të vetmet spektatore dhe për të larë makinat e aktorëve me ujë çezme. aty kthehej në shesh dhe në formatin e godinave bëhej dy tre kate. ishte i bukur, por këtu do ndërtohet teatri i ri kombëtar”, tha ai.