Edhe këtë herë, kryetari i Partisë Demokratike nuk e ka parë të arsyeshme të japë dorëheqjen nga posti i tij në parti. Pavarësisht nga insistimi i shumë deputetëve të grupit parlamentar të pranishëm në mbledhje të cilët i kërkuan Bashës të largohej nga posti i kryetarit, Basha nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Ai tha se nuk është këtu për justifikime apo për “koka turku” por theksoi se sot u bë një analizë e thellë për gjendjen e PD.
Mes të tjerash, kryedemokrati shtoi se do të vihej në dispozicion të çfarëdolloj zgjidhje që PD të ecë përpara dhe të ringrihet më e fortë dhe më e fuqishme.
“Sot Grupi Parlamentar pati një diskutim të gjatë. Kam konstatuar se na për bashkon ajo që u thash. Vendosmëria për të bërë gjithçka për bashkimin e PD. Pa diskutim përgjegjësia bie mbi mua. Vënien time në dispozicion për zgjidhje në të gjitha format. Vënien time në dispozicion për të ndihmuar mbështetje për PD. Edhe një herë sot Grupi Parlamentar bëri një analizë të gjendjes. Të për bashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar koka turku apo justifikime. Nuk jam këtu për koka turku. Sot dua t’ju them që për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve” tdeklaroi Basha.
