Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha për Ramën: I lerosur në llumin e rrjeteve kriminale. Nuk je shqiptar, por armik i egër i kombit

16:45 / June 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha e cilëson Edi Ramën pas video mesazhit nga kryeministri kundër akuzave për kronikën nga ”Rai 3”, si armik të popullit dhe personin që ka zëvendësuar flamurin e Skënderbeut me atë të karteleve të drogës. ”Edi Rama i lerosur në llumin e rrjeteve kriminale që e komandojnë atë dhe Shqipërinë, nxiu imazhin e Shqipërisë, kanabizoi Shqipërinë, shpopulloi sa askush tjetër në shekuj Shqiperinë, vjedh shqiptarët dhe sipas tij fajin ia kanë të tjerët që mjaftoi një emision ta nxirrte siç është”.

Postimi i plotë

Reagim ndaj sulmeve të shpëlara të Ediskobarit. Të dashur miq, sot, qelbin e zullumeve të Ramës, shqiptarët nuk e dëgjojnë më vetëm nga opozita dhe mediat ndërkombëtare, por bash nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë! Numrin 2 të qeverisjes së tij. Në fakt e kanë degjuar dhe më parë me veshët e tyre në audiot e dosjes 339 dhe 184 të botuara nga “Bild”!

Edi Rama i lerosur në llumin e rrjeteve kriminale që e komandojnë atë dhe Shqipërinë, nxiu imazhin e Shqipërisë, kanabizoi Shqipërinë, shpopulloi sa askush tjetër në shekuj Shqiperinë, vjedh shqiptarët dhe sipas tij fajin ia kanë të tjerët që mjaftoi një emision ta nxirrte siç është.

Lidhjet jo vetem të Olsit, por direkt të tij me kartelet e drogës dhe grupet kriminale, kanabizimi i Shqipërisë, narkoshteti, parajsa e larjes së parave me kriptomonedha dhe lejet e ndërtimit që i lëshon veç ai. Të gjitha këto tashmë thuhen dhe shkruhen në të gjitha gjuhët kryesore të botës. 35% e shqiptarëve e kanë braktisur Shqiperinë për shkak të drejtimit të tij.

Po për sa kohë Rama kontrollon një drejtësi që nuk sheh, nuk flet, e nuk dëgjon, u takon shqiptarëve që të mos braktisin vendin dhe të ardhmen, por të largojnë me çdo çmim bandën kriminale që ka kapur çdo qelize të shtetit dhe Edi Ramën si kapobandën e saj!

Për të gjitha këto Edi Rama e di mirë që ka ardhur koha kur shqiptarët do ta braktisin dhe do ta degdisin aty ku e meriton, në koshin e turpit të historisë. Së fundmi i them, Edi Rama ti që zëvendësove flamurin e Skenderbut me flamurin e zi të karteleve më në zë të drogës, nuk je shqiptar, por armik i egër i kombit shqiptar. Verdikti i historisë është dhënë, do ndryhesh në banesën e turpit të saj

Berisha Edi Rama PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Arsimi profesional, shtyllë e rëndësishme e ekonomisë”/ Rama: Në turizmin shqiptar pagat nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

12:49 / June 9, 2026

Arsimi dhe formimi profesional/ Rama: Mbi 60% e nxënësve punësohen menjëherë

12:47 / June 9, 2026

Reagon Kisha Katolike për protestat: Të gjendet zgjidhje me dialog

11:24 / June 9, 2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

09:27 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.