Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nuk ka fitues të qartë në zgjedhjet në Bullgari, bisedime për koalicion

20:56 / April 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Bullgari, partitë politike duken të gatshme për bisedime të gjata dhe të vështira për krijimin e një koalicioni qeverisës pasi në zgjedhjet parlamentare nuk pati një fitues të qartë. Zgjedhjet e së dielës ishin të pestat në harkun kohor të dy viteve.

Sipas rezultateve paraprake pas numërimit të 96% të kutive të votimit, aleanca e udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë GERB, e ish kryeministrit Boyko Borissov fitoi 26.5% të votave, ndërsa blloku pro-perëndimor i udhëhequr nga partia “Vazhdimi për Ndryshim” fitoi 24,9%.

Partia nacionaliste “Ringjallja” e cila ka përkrahur sulmin e presidentit rus Vladimir Punin në Ukrainë, u rendit në vendin e tretë me 14.4%, duke siguruar mbështetje më të lartë se sa në zgjedhjet e muajit tetor të vitit të shkuar.

Ngërçi i tejzgjatur politik në Bullgari ka ardhur kryesisht si pasojë e përplasjeve personale mes udhëheqësve të dy blloqeve kryesore dhe ka detyruar vendin të shtyjë afatin për përdorimin e monedhës Euro si dhe ka çuar në mos miratimin e buxhetit për vitin 2023.

Po ashtu, gjendja e pasigurt ka kufizuar mundësitë e Bullgarisë për të përdorur fondet e Bashkimit Europian për rimëkëmbjen pas pandemisë. Analistët thonë se rezultati i paqartë i zgjedhjeve të ditës së djeshme mund të çojë në një tjetër proçes zgjedhor, gjatë këtij viti.

koalicion Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.