Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit dhe lënien e tij në burg pas apelimit në GJKKO.
Bumçi u shpreh se nuk ka asnjë ligj që ndalon betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës, edhe pse ky i fundit ndodhet prej muajsh tanimë në qeli, i akuzuar për shitblerje votash.
Ai shtoi se Rama ka kapur gjithçka në vend, teksa tha se ky rast është i ngjashëm me diktaturën pasi një kandidat për kryebashkiak përfundon në qeli.
Sakaq, ai paralelizoi këtë rast me atë të Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është deklaruar fajtor para drejtësisë amerikane, gjë që sipas tij duhet të nxiste një hetim nga SPAK për kryeministrin Rama në Shqipëri.
“Raporti i OSBE thotë se ka pasur blerje vote, por më keq ka qenë përdorimi i shtetit në zgjedhje. Kush e kishte shtetin? Nuk ka asnjë hetim për daljen e të dhënave. Jemi në vitin e katërt pasi ka rënë tërmeti. Janë ndarë para për tërmetin në këto zgjedhje.
Rama e quajti kodin e votuar zgjedhor kinezrëi sepse nuk e respekton. Beleri kapet me akuzën për 400 mijë lekë të vjetra, te restoranti i tij. Kjo është diktatura. Futet kandidati në burg dhe më pas fiton zgjedhjet. Qytetarët janë ndjerë të kërcënuar. Atyre u prish shtëpitë dhe u merr pronat.