Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Nuk ka marrëveshje me PS”- Bardhi: Nuk bëhen negociata për zbatimin e Kushtetutës

21:45 / March 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi është shprehur se me PS-në nuk kanë një marrëveshje, duke argumentuar se zbatimi i Kushtetutës nuk negociohet.

I ftuar në studion e emisionit ‘Open’, Bardhi tha se komisionet hetimore do të ngrihen siç e parashikon Kushtetuta, ndërsa garantoi se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar.

“Të mos deformohet arsyeja pse ne hymë në këtë aksion në Kuvend, Arsyeja është peng marrja e Kuvendit më 12 tetor”, tha Bardhi ndër të tjera.

“Siç parashikon Kushtetuta do të ngrihen komisionet Hetimore, të jeni të sigurt se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar. Nëse ngrihen, ne do të respektojmë Kushtetutën dhe do të bëjmë gjithçka që kushtetuta të respektohet germë më germë.

Nuk është marrëveshje. Marrëveshja përmban dakordësi për çështje përmbajtësore. Ne nuk kemi asnjë dakordësi për çështje të tilla. Nuk bëhen negociata dhe marrëveshje për zbatimin e Kushtetutës. Nga shtatori 2021 deri në shtatorin 2023 janë kërkuar 8 komisione. Më 5 shtator kemi vendosur se cfarë komisionesh do të ngrihen në këtë sesion, atë të TIMS dhe asaj në shëndetësi. U bllokuan dhe kjo solli këtë reagim të opozitës.

Aksioni i opozitës ka një historik, lindi nga vendimet e seancës së 12 tetorit, nga rrëzimi i komisionit për TIMS, shëndetësisë dhe mos ndryshimi i përbërjes së Reformës Zgjedhore. Nëse zhbëhen këto të treja, kthehet jeta parlamentare. Nga ai moment nuk ka patur më seancë normale në Kuvend.

Duhet një zgjidhje me institucionet e Kuvendit. Ne në çdo moment bëjmë bisedime dhe negociata politike. Nuk ka marrëveshje.

Të mos deformohet arsyeja pse ne hymë në këtë aksion në Kuvend, Arsyeja është peng marrja e Kuvendit më 12 tetor”, tha Bardhi.

Gazmend Bardhi Negociata PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.