Duket se çdo gjë ka marrë fund në historinë e Napolit dhe Hysajt, pasi javën tjetër të dyja palët do të nënshkruajnë kontratën e re.
Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, javën që vjen drejtuesit e Napolit dhe agjenti i mbrojtësit shkodran do të ulen për të rinovuar kontratën e re.
Edhe pse kontrata shqiptarit skadon për dy vjet, napoletanët duan që të blindojnë lojtarin për më shumë kohë. Është vet Ançeloti ai që ka dhënë dritën jeshile për të vazhduar më tej bashkëpunimin mes të dyja palëve.
Në këtë menyrë u mbyllet dera dhe skuadrave që e kërkonin kapitenin e Kombëtares shqiptare.
25-vjeçari luan te Napoli që në vitin 2015, pasi u transferua nga Empoli.