Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk ka me vete 20 deputetë”/ Dështimi i protestave nga Berisha, Çani: Termometri i doktorit tregoi se…

14:30 / October 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjan cani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Arjan Çani shprehet se ka disa arsye përse opozita nuk po i nis protestat e paralajmëruara në shtator.

Duke folur në “Pikat mbi i”, ai tha se Berisha nuk ka rreth 20 deputetë me vete dhe nuk mund të futet “në luftë” me një “këmbë të thyer”.

Në të njëjtën kohë sipas tij, termometri që Berisha ka vënë për të matur temperaturën e qytetarëve, nuk tregon shifra të larta.

Pse nuk pati protesta në shtator?

Ne nuk kemi termometrin që ka doktori. Ai ka një termometër 30 vjeçar, një termometër që mesa duket vazhdon të funksionojë. Termometri nuk i del shumë i nxehtë. Ai i do protestat, është formësuar me protesta, por termometri mesa duket i ka dalë me temperaturë të ulët. E dyta, ka vënë re që punët brenda PD nuk i ka dhe aq mirë. Berisha numëron sot rreth 20 deputetë që nuk janë me të. Në pamje të parë duket që ata skanë asnjë vlerë, por një parti që shkon me një dorë të thyer, apo një këmbë të ndrydhur në luftë, mund të humbasë. Hipotezë e tretë është arsyeja ekonomike. Është një gjë të thuash që në Shqipëri ka shumë të varfër dhe një gjë tjetër të thuash që ka shumë informalitet. Kur ishte fatura e karburantit, ishte Adriatik Lapaj që mblodhi njerëz dy herë. Një protestë ose ekziston në mënyrë organike, ose nuk ekziston fare. Personalisht kam qenë kundër protestave të organizuara nga partitë. Kur një parti thotë “do bëj protestë”, 90% është e dështuar. Unë them shyqyr që nuk u bënë protesta në shtator, madje të mos bëhen as në tetor. Unë mezi pres të dalin qytetarët në protestë.

Qytetarët janë bërë apatikë?

Fakti që ata jetojnë pa protestuar, do të thotë që kanë të ardhura të tjera joformale. Fakti që nuk dalin, varfëria që ne konstatojmë nuk është reale. Opozita nëse nuk e prek këtë, është hipokrizi kjo. Njoh shumë njerëz të varfër dhe e di pse nuk dalin, sepse ata nuk jetojnë me 300 mijë lekë, por me 900-1 milionë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026

“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

13:41 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.