Nuk ka qetësi në Turqi. Një tërmet me magnitudë 4.1 ka ndodhur në orën 01:14 në lagjen “Defne” të Hatay.
Sipas informacioneve në faqen e Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Defne i Hatajit.
Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6 mijë në krahun tjetër dhe mbi 13 mijë pas-lëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë.