Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk ka zgjedhje të lira për kryetar”, Grupi për PD-në nxjerr prapaskenat nga mbledhja e Këshillit Kombëtar

15:45 / May 17, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi “Për PD-në”, ka dalë me një deklaratë të fortë për zhvillimet më të fundit që pritet të ndodhin brenda selisë blu.

Në deklaratën e tyre ata akuzojnë kryetarin aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha për emërimin në mënyrë të njëanshme të anëtarëve të komisionit zgjedhor.

Sipas kundërshtarëve të Bashës në PD, nuk ka zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep dorëheqjen.

Deklarata e plotë:

Grupi “Për PD-në” vlerëson se mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i cili kishte si temë të paracaktuar masakrën elektorale të Edi Ramës, në fakt projektoi masakrën elektorale të Lulzim Bashës

Kur të gjithë demokratët prisnin një analizë të thellë të zgjedhjeve të 25 prillit, marrjen e përgjegjësive dhe dorëheqjen e Kryetarit të Partisë, Lulzim Basha vendosi hapjen e zgjedhjeve të parakohëshme për kryetar partie.

Ky vendim tregon se shqetësimi i Lulzim Bashës nuk është humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 prillit, as masakra elektorale por mbajtja e karriges së Kryetarit. Ai nuk priti as vendimet gjyqësore dhe as çertifikimin e zgjedhjeve për të cilët akuzoi për dy javë kundërshtarët e tij në parti, por ai rendi të çertifikonte veten e tij si kryetar.

Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë por eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.

Kryetari i Partisë emëroi në mënyrë krejtësisht të njëanshme një komision zgjedhor. Pra, ky komision zgjedhor është vegël e kryetarit dhe nuk siguron kushte të barabarta për konkurrencë të ndershme. Komisioni i emëruar prej kryetarit do të përcaktojë edhe kriteret e pranimit të kandidadurave. Pra, Kryetari përcakton kundërshtarët e tij.

Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk trajtoi problemin themelor të zgjedhjeve për kryetarin e partisë në vitin 2017 që janë listat e anëtarësisë. Listat janë fiktive dhe nuk përfaqësojnë realisht anëtarësinë dhe nuk ka transparencë në të gjithë këtë proces.

Atëherë pyesim Z. Basha si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Parti kur njëra palë kontrollon komisionin zgjedhor, listat e anëtarësisë, dhe kriteret e pranimit të kandidatëve?

Si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në parti kur Kryetari që humbi zgjedhjet për herë të katërt, nuk jep dorëheqjen dhe rikandidon duke përdorur administratën dhe të gjitha burimet e tjera të partisë?

Si mund të marrë vendim për kandidatët për Kryetar Partie, Kryesia e Partisë anëtarët e të cilës kudo që ishin në garë kanë humbur?

Këto janë asgjë tjetër veçse vazhdim i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, me të njëjtat metoda dhe mjete.

Grupi “Për PD-në” i cili ka synuar marrjen e përgjegjësive politike nga Kryetari dhe Kryesia për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, analizën dhe reformën në Partinë Demokratike, vlerëson se ky process është i deformuar që në zanafillë, por ne jemi të bindur për të vazhduar këtë betejë politike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.