Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës së nënshkruar, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

20:00 / May 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6643a47e8d57e21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit të Radios Evropa e Lirë se të dy ata nuk e kanë kryer punën e tyre, për të cilën kanë pasur kontratë nga viti 2021. Për raportimin më 7 maj, Islami dhe Bajraktari – të vetmit toksikologë në QKUK – kanë pranuar se nuk i kryejnë detyrat e tyre, duke thënë se nuk kanë kushte për trajtimin e rasteve toksikologjike.

“Pas raportimit tuaj, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shqyrtuar rastin e toksikologëve në Klinikën e Biokimisë dhe ka vendosur që të dy ata të transferohen menjëherë në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së, për t’i kryer detyrat që u takojnë me kontratë”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Transferimi, sipas tij, do të jetë i përkohshëm, deri në themelimin e laboratorit të toksikologjisë në kuadër të Klinikës së Biokimisë.

Azizi shtoi se edhe për drejtorin e Biokimisë, Shemsi Veseli, tash për tash, janë duke u shqyrtuar disa rregullore, pasi në një periudhë kohore “ai e kishte njoftuar SHSKUK-në për mospunën dhe mosangazhimin e toksikologëve”. Departamenti ligjor i SHSKUK-së konfirmoi për REL-in se është duke u marrë me rastin në fjalë, përkatësisht “duke vlerësuar dhe identifikuar përgjegjësinë individuale”.

Islami dhe Bajraktari kanë nënshkruar kontratë me SHSKUK-në nga marsi i vitit 2021 dhe që nga ajo kohë kanë marrë pagë prej më shumë se 1.200 eurosh në muaj. Udhëheqja e SHSKUK-së, ndërkohë, është ndërruar dhe Azizi, i cili ka marrë detyrën rreth një vjet më parë thotë se, deri vonë, nuk ka qenë në dijeni për rastin e tyre.

REL-i ka biseduar edhe me ish-drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili i ka nënshkruar kontratat me toksikologët në fjalë, por ai ka thënë se “nuk i kujtohet koha kur janë nënshkruar ato”. Ekipi i REL-it ishte i pranishëm në Klinikën e Biokimisë edhe të martën më 14 maj, ku pa se Islami dhe Bajraktari ishin nënshkruar në fillim dhe në fund të orarit të punës.

2 mjeke kontrates masa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për montazh të rremë, BBC: S’ka bazë për padi

08:44 / November 17, 2025

Wadephul tur vizitash në Ballkan, DW: Ja çfarë do të thotë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

17:18 / November 16, 2025

Gen Z që po sfidon qeveritë në botë, a mund të përfshihet Europa nga kjo lëvizje?

16:59 / November 16, 2025

Humbi jetën në vendin e punës, identifikohet 45-vjeçari shqiptar, shpërthejnë protestat

15:59 / November 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.