Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nuk mbajtën maskat/ Policia gjobit 1435 persona, 15 shoqërohen në komisariat, nuk pranuan të tregonin mjetin e identifikimit

15:55 / February 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjoba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e shtetit, ditën e sotme pas kontrolleve për zbatimin e masave anti-Covid ka gjobitur 1435 persona, të cilët kishin dalë pa maska mbrojtëse.

Po ashtu, Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 352 shtetas që udhëtonin me mjet pa vendosur maskën mbrojtëse, me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 73 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 22:00.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

 Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur nga rastet e shtuara të infektimeve me COVID-19, kanë intensifikuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1435 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 352 shtetas që udhëtonin me mjet pa vendosur maskën mbrojtëse, me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 73 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 22:00.Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë. Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 49 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00. Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania. Në zbatim të masave të reja kufizuese, Policia e Shtetit do vijojë intensivisht kontrollet dhe apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit.

Gjoba tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.