Diego Maradona Junior mbron Napolin për çështjen sa i përket ndeshjes së humbur të Napolit në ndehsjen kundër Juventusit. “Askush nuk e kuptoi që Napoli nuk udhëtoi për shkak të një vendimi të ASL dhe jo për ndonjë hile”. Duke folur dje për Tiki Taka, djali i Pibe de Oro kishte thënë se ishte i sigurt për performancën e mundshme të kaltërve në Torino:”Napoli këtë vit do të kishte shkuar në Torino pothuajse si favorit. Sigurisht që po luante më mire, shprehte futboll më të mirë dhe ishte më në formë se Juventus.
Maradona Jr shfaqet jo shumë diplomatik për rivalitetin me bardhezinjtë: “Zakonisht jam shumë sportiv por kur flitet për Juventus nuk bëhem i tillë. E ndjeja më parë transferimin e Chiesa tek Juventus e mbi faktin se të gjithë lojtarët heqin dorë nga vetja dhe shkojnë në Torino. Duhet të korigjohem, lojtari më i mirë në botë nuk iu dorëzua Juventusit, falë zotit (Duke ju referuar Maradonës).” Maradona? “Sot ai është i lumtur, ka pranë të gjithë fëmijët e tij. Shpresoj ta shoh kështu.
Për atë që nuk i pëlqen te Juventusi, ai deklaron: “Do të më duhej një natë e tërë për të renditur gjithçka. Mund të them vetëm se më pëlqen ta jetoj jetën time në blu dhe jo në bardh e zi ”. Për pjesën se për kë do të bënte tifo në gjysmëfinalen midis Italisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës 1990, ai deklaroi: “Unë isha katër vjeç dhe isha shumë i ri për të tifo por sigurisht do të isha në anën e babait tim.” Në lidhje me debatin e përhershëm se cili është lojtari më i mirë në botë i të gjithë kohëve, por këtë herë duke krahasuar Maradonën me Cristiano Ronaldo, deklaron: “Nuk krahasoj tokësorët me jashtëtokësorët. Nga Ronaldo më kujtohet një më i mirë që ishte brazilian”.