Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Nuk mund ta besoj që vajza ime është në varr”- Flet për herë të parë nëna e 14-vjeçares: S’e di çfarë ka ndodhur, jetë ime është shndërruar në ferr

17:23 / December 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vanja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në lidhje me grabitjen dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjerçevska në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar për herë të parë nëna e saj, Zorica Gjerçovska.

Ajo është shprehur se ende nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur, ndërsa për babain e vajzës, i cili dyshohet i përfshirë në ngjarje, ka thënë se janë ndarë prej 5 vitesh dhe nuk e ka ditur që ka borxhe bixhozi, sepse nuk është përzier në jetën e tij.

“Prej 5 vitesh jemi të ndarë dhe nuk e di se çfarë ka bërë dhe me kë. Kemi qenë në raport të mirë për shkak të fëmijëve. Nuk jemi zënë për kujdestarinë, rreth edukimit, ka mundur t’i shoh kur ka dashur, ose kur kanë dashur fëmijët. Nuk e di dhe nuk më ka interesuar jeta e tij. Jeta ime kanë qenë fëmijët dhe puna. Ishte i lirë, që të më linte edhe mua të qetë. Sa herë që kemi folur, kemi folur për fëmijët. Ju lutem, mos më parashtroni më pyetje, sepse edhe unë ja parashtroj vetes shumë pyetje, përse ndodhi kjo dhe pres ta zbuloj”, ka thënë ajo.

Zorica Gjerçovska është shprehur gjithashtu se nuk e beson dot që vajza e saj është në varr. Gjithashtu tha se jeta e saj është shndërruar në ferr, ndërsa thekson se pret që ë zbulohet e vërteta e ngjarjes.

“Nuk jam në gjendje të flas. Ende nuk e di se përse ka ndodhur kjo. Po e pres ende epilogun e gjithë kësaj. Ende nuk e kam të qartë përse jeta ime normale u shëndrrua në ferr. E kam të paqartë si dhe përse vajza ime e shkëlqyer tani është në varr. Kam sëmundje kronike, por po mbahem, me rëndësi e kam të zbulohet e vërteta, edhe vajza tjetër momentalisht është e sëmurë, të gjithë shpresojnë që ajo të bëhet mirë. Ju lutem, ju lutem shumë të prisni të zbulohet se përse ndodhi kjo”, tha Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevskës.

Kujtojmë se 14 vjeçarja Vanja u rrëmbye në hyrje të ndërtesës në banesës e saj më 27 nëntor. Asaj iu lidhën duart dhe këmbët, u fyut në thes e më pas u transportuar me një automjet nga autorët e dyshuar.

Sipas organeve ligjzbatuese, 14-vjeçarja u vra në të njëjtën ditë dhe u gjet nga policia më 3 dhjetor, në afërsi të fshatit Brazda, ndërsa makina me të cilën ajo u transportua, ishte djegur. Babai i saj akuzohet që ka dhënë informacione se kur ajo do të dalë nga shtëpia. Ndërkohë, autori kryesor i kësaj ngjarjeje u arrestua në Turqi dhe pritet të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë.

Zorica Gjerçovska
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.