Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Nuk mund të bëj fëmijë”,- Zhaku rrëfehen për herë të parë problemet shëndetësore

16:22 / October 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zhaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhaku, emri i artit i Inida Gjatës, njihet si një nga personazhet që flet përherë pa dorashka.

E ftuar në emisionin “Apolitik”, Zhaku ndër të tjera ka folur edhe për arsyen se përse nuk bën fëmijë. Me sinqeritetin që nuk i mungon, Zhaku ka treguar se shkak është një tumor që ka, i cili fatmirësisht është beninj.

“Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore. Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tumor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua t’u shkoj nga mbrapa fëmijëve”, ka thënë ajo.

Kjo gjë gjithsesi nuk ndikon aspak në raportin që ajo ka me bashkëshortin e saj gjerman, Christian, i cili ka një fëmijë nga një raport i mëparshëm.

Ajo tha se të dy janë individë të pavarur dhe se e shijojnë lirinë e tyre.

Në fund Zhaku tha se nuk ndihet keq nëse nuk do të bëhet nënë, pasi sipas saj bota nuk po bëhet një vend më i mirë për të sjellë në jetë një fëmijë.

Kujtojmë se  Inida Gjata e njohur si Zhaku ka rrëfyer për largimin e saj drejt Gjermanisë. E ftuar në emisionin ‘Rudina’  ajo ka treguar se largimi nga Gjermania në momentet e depresionit ku ndodhej ishte gjëja më e mirë që mund të bënte.

Ndër të tjera Zhaku ka treguar se mbështetjen më të madhe e morri nga bashkëshorti i saj Christian Kreus, pasi pa ndihmën e tij jeta si emigrante do të ishte tepër e vështirë.

“Ishte një vendim në fakt që erdhi pasi pata një lloj krize, një lloj depresioni, largimin nuk e kisha kaq të bujshëm se e kam shoqëruar edhe me daljen tek Çani me këngën ‘’Censura’’ dhe gjithnjë me bujë, ika me bujë, erdha me bujë. Më bëri mirë largimi, bëri mirë Christian që më mori. Po mos të kishte qenë për Christian-in nuk do të kisha shkuar në Gjermani asnjëherë besoj, si refugjate. Edhe pse isha 31 vjeç, nuk mund të shkosh vetëm, është ndryshe kur mikpritesh atje si zonja Kreuz dhe ndryshe kur shkon si hallexhi,”-tha Zhaku.

shëndetësore zhaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.