Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Nuk mund të zhgënjenin, PSG “gjunjëzon” Lajpcigun dhe prek finalen

23:05 / August 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
psg 211
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PSG është finalistja e parë e Champions League. Francezët edhe një herë kanë treguar se janë tjetër nivel dhe një skuadër si Lajpcig e kishte të pamundur t’i bënte ballë yjeve parizienë. Përveç portierit Navas, i gjithë “arsenali” i Tuhel ishte në fushë dhe askush nuk zhgënjeu, duke arritur të fitojnë pastër me shifrat 0-3.

Një ndeshje, që foli thuajse e gjitha për ta. Sfidën e hapi Markinjos, që fluturoi mbi të tjerët dhe i mori më të mirën krosit të Nejmar. Më pas skenën e mori Anhel Di Maria, padyshim “lojtari i ndeshjes”. Argjentinasi fillimisht shënoi pas asistit të Nejmar (dy asiste sonte) e më pas asistoi për Bernat në pjesën e dytë, duke shënuar golin e tretë për të tijët.

Formë e shkëlqyer e skuadrës së Tuhel në Champions League, ku në 34 ndeshjet e fundit kanë mundur të gjejnë të paktën një herë golin, duke barazuar Real Madrid në këtë arritje. Tashmë PSG pret e qetë gjysmëfinalen mes Bajernit dhe Olimpik Lion për të mësuar sfiduesin në betejën finale të Champions League të këtij sezoni.

Lajpcig-PSG 0-3
Markinjos 13′, Di Maria 42′, Bernat 56′

Lajpcig: Gulashi; Klosterman, Upamekano, Mukiele; Laimer, Kampëll, Sabitzer, Anhelino; Olmo, Nkunku; Poulsen. Trajner: Julian Nagelsman.

PSG: Riko; Bernat, Kimpembe, Silva, Kehrer; Paredes, Markinjos, Herrera; Nejmar, Mbape, Di Maria. Trajner: Tomas Tuhel.

finalen gjunjezon PSG
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.