Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një mangudë 4.52 të shkallës rihter. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit.
Lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Deri më tani nuk raportohet për dëme.
Kujtojmë se vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter. Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha, e Tirana, ku humbën jetën 51 persona.