Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk ndalet rënia e euros, sot në nivelin më të ulët nga tetori 2008

13:35 / May 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i ulët që nga 24 tetori 2008, kur euro u këmbye me 122.38 lekë.

Që nga e premtja e javës që kaluar, nënçmimi i euros është përshpejtuar dukshëm. Në 4 ditë euro ka humbur 0.69 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se përveç faktorëve të zakonshëm, që kanë ndikuar në dobësimin e euros vitet e fundit, të lidhura me ofertën e lartë në raport me kërkesën, në nënçmimin e fortë të ditëve të fundit ka ndikuar dhe një transaksion i madh këmbimi i kryer nga një prej bankave të mëdha në vend, çka ka ulur kuotimin e euros.

Për të dytën ditë radhazi, në rënie kanë qenë edhe të gjithë valutat e tjera. Dollari ra me 0.29 lekë, në 109.24 lekë, paundi me 0.61 lekë në 138.92 lekë dhe franga zvicerane u këmbye me 108.53 lekë, me rënie 0.33 lekë.

Që nga fillimi i këtij viti, euro ka rënë me 1.03 lekë. Ekspertët e tregut pohojnë se monedha e përbashkët pritet të jetë e dobët edhe në muajt në vijim për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me shtimin e prurjeve të valutës nga turistët, që edhe këtë vit pritet të jenë të shumtë. Tradicionalisht gushti është muaji më i dobët për euron, për shkak të parave që sjellin emigrantët po dhe shpenzimet e turistëve.

Niveli më i ulët historik i euros, që kur ajo ka dalë si monedhë fizike në vitin 2002, është arritur në 18 dhjetor 2007, prej 120.18 lekë, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, apo rreth 2.2 lekë më pak se niveli i këmbimeve aktuale./ Monitor

Euro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.