Në Kharkiv të Ukrainës, banorët çdo ditë e më shumë zgjohen mes shkatërrimeve ruse të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha në ndërtesa.
Për herë të parë pas tre muajsh janë rikthyer sulmet edhe në kryeqytet, në Kiev. Forcat zjarrfikëse të Ukrainës nxorën trupin e një viktime i cili u gjet në ndërtesën e goditur nga një raketë.
14 raketa goditën rajonin e Kievit gjatë të dielës, por sulmet u shtrinë edhe përtej kryeqytetit.
Rusia mohon të ketë targetuar civilët, por bëri me dije se raketat goditën tre qendra ushtarake në veri dhe perëndim të Ukrainës, duke përfshirë një qendër që ndodhet pranë kufirit me Poloninë.
Kurse presidenti Zelensky nuk i ndalon thirrjet ndaj perëndimit duke vijuar të kërkojë armë.