Sokol Ballën e kemi parë çdo javë në emisionin e tij politik, por dimë shumë pak për jetën e tij përtej karrierës së gazetarit, përveç faktit që ka qenë i martuar me ministren aktuale të Energjitikës, Belinda Balluku dhe kanë dy fëmijë.
E duke qëndruar tek fëmijët, duket se vetë Balla ka zgjedhur të na i prezantojë ata, ndërkohë që janë me pushime në Malin e Zi, pas mbylljes së këtij sezoni të emisionit “Real Story” në Vizion Plus.
Ai është baba i një vazje dhe një djali të cilët i kemi parë në këto foto që ka postuar vetë moderatori. Me vajzën ai ka bërë një hedhje me parashutë, ndërsa me djalin e kemi parë të marrë timonin e një motori uji teksa shëtit nëpër det.
Pushime të mbara familja Balla!



