Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk paguhen prej muajsh, korrigjohet ligji që i la pa rrogë këshilltarët bashkiakë dhe kryepleqtë

19:26 / December 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkia aaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej muajsh, këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e fshatrave nuk paguhen. Kjo për shkak të një problemi ligjor. Për të zgjidhur këtë ngërç është depozituar në kuvend një projektligj.

“Pas një ndryshimi që kemi bërë në ligjin për pushtetin vendor, kemi bërë një gabim të trashë atje. Nuk e di. Ashtu ka ardhur nga qeveria, ashtu e kemi miratuar ne. Thuhet që këshilltarët marrin 10% të kryetarit të këshillit Kryetari Këshillit Bashkiak nuk ka rrogë”, tha Braçe.

Për të zgjidhur këtë ngërç që ka lënë pa rrogë prej muajsh rreth 1 mijë e 600 anëtarë të këshillave bashkiakë në gjithë vendin, deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima. Ajo ka propozuar disa ndryshime në ligjin, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.

“Nëpërmjet kësaj nisme, duhet të ndryshohet shkronja “c” e nenit 9, duke u saktësuar shpërblimi mujor i këshilltarëve dhe të kryetarëve të fshatrave, në masën deri në 10 për qind të pagës mujore të kryetarit përkatës të njësisë së vetëqeverisjes vendore.”

Paga e kryetarëve të bashkive në vend përllogaritet në bazë të numrit të banorëve. Mesatarisht ajo është 130 mijë lekë në muaj. Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore të propozuara, anëtarët e këshillave bashkiakë do të marrin rreth 13 mijë lekë çdo muaj.

Kjo do të thotë që nga buxheti i shtetit, për të paguar rreth 1 mijë e 600 këshilltarët do të duhet të dalin 20.8 milionë lekë në muaj, veç shpërblimeve apo honorarëve të tjera që mund të përfitojnë nga pjesëmarrja në mbledhje apo aktivitete të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.