Ka shkaktuar shumë debate në publik përdorimi i gazi lotsjellës forcat e rendit në protestën e opozitës.
Për këtë mjeku Adrian Jorgji ka deklaruar në News 24 se gazi lotsjellës hyn në familjen e lëndëve helmuese dhe është i ndaluar me konventë ndërkombëtare të përdoret edhe në luftë.
“Janë në familjen e lëndëve helmuese dikur përdoreshin në luftëra. Janë ndaluar tani me konventën ndërkombëtare, sot përdoren në tubime masive për të ulur efektin e demonstrimit të masave. Qëllimi i tyre është të bëjë masën inaktive, të pafuqishme për të reaguar, neutralizuar, mungesën e rezistencës dhe shpeshherë edhe të largimit që të kontrollet më mirë nga forcat e rendit.”-tha doktor Jorgji, ndërsa u shpreh se çdo person reagon në mënyrë të ndryshme ndaj gazit helmues. Mjeku tha se reagimi ndaj efektit të gazit varet nga shumë faktorë, dhe mund të sjellë edhe agravim të situatës.
“Për kardiakët mund të ketë deri në pasoja vdekjeprurëse. Shkakton rritje të tensionit, mund të çojë në çrregullime të ritmit deri në goditje kardiake, të cilat shoqërohen deri edhe me vdekje” – vijoi më tej doktor Jorgji foli edhe për efektet që shkakton gazi lot sjellës në trupin e njeriut.