Cardi B dhe Offset kanë dhuruar mbrëmë skena mjaft intime në tapetin e kuq të Billboard Music Awards. Nikoqirja e mbrëmjes, njëherësh fituesja e 12 çmimeve prej 18 sa ishte e nominuar, Cardi B, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve mbrëmë edhe për një tjetër arsye.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Offset kanë shkëmbyer puthje me njëri tjetrin dhe fotografitë qe tani po bëjnë xhiro ne rrjete sociale. E veshur me një fustan të verdhë, Cardi B dukej tejet tërheqëse pasi kjo veshje i zbulonte shumë.
Ndërsa për skenat e bëra dhe zhveshjen deri në masën sa ka treguar edhe pjesët intime, Cardi është kritikuar shumë nga fansat në rrjtetet sociale, për të cilën ajo edhe ka reaguar.




