Një 33-vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës pasi ka përndjekur ish bashkëjetuesen e tij.
I riu S.H., nuk pranonte ndarjen dhe e dhunonte psikologjikisht dhe përndiqte ish bashkëjetuesen. Kjo e fundit e ndjerë e kërcënuar prej tij ka bërë dhe denoncimin në polici.
NJOFTIMI I PLOTE
Vlorë
Policia ka ndaluar shtetasin S.H., 33 vjeç, banues në Vlorë.
U bë ndalimi tij pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe ka përndjekur ish bashkëjetuesen e tij shtetasen L.A..
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprat penale ” Dhuna në familje dhe ”Përndjekja”.