Deputetët e Parlamentit shqiptar, të cilët duhej të kishin kujdes maksimal në këtë kohë pandemie janë kapur nga kamerat duke u përqafuar.
Bëhet fjalë për deputetët Senida Mesi dhe Halit Valteri. Ata janë shfaqur jo vetëm pa maska dhe duke mos respektuar distancën sipas rregullores, por edhe të përqafuar.
Fotot janë shkrepur seancën e kësaj të enjteje para Parlamentit.
Dihet që deputetët shkojnë mirë me njëri-tjetrin edhe kur janë të forcave politike të ndryshme, por përqafimi në kohë pandemie, duket pak si i tepërt.


