Kreu i PD-së Lulzim Basha reagoi lidhur me vendimin në konferencën e kryetarëve për mosmiratimin e ngritjes së komisionit hetimor “Beccheti”.
Basha tha se opozita nuk do ta pranojë me heshtje mosaprovimin e komisionit hetimor që sipas tij është e vetmja mënyrë për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit që dëmi mos të bjerë në xhepat e qytetarëve.
“Kushtetuta është e qartë sa i përket komisoneve hetimore. Të fshihesh dhe të fshehësh dosjen ndoshta më të madhe korruptive të këtyre viteve, “Beccheti” nuk është në interes të Shqipërisë. Drejt për drejtë të implikuar në një rast ku shqiptarëve kanë filluar po u merren 120 mln euro, prandaj ta harrojë se do të pranojmë me heshtje shkeljen e Kushtetuteës dhe mosaprovimin e komisionit hetimor që jo vetëm nuk e dëmton Shqipërinë, po është e vetmja mënyrë për të nxjerrë para drejtësisë dhe dëmi mos të bjerë në xhepat e varfëruar të shqipëtareve, po në sarajet dhe llogaritë off shore të zyrtarëve të korruptuar që janë shkaku i kësaj fature të korruptuar”, tha Basha.
