Rezultati paraprak tregon që Partia Socialiste ka fituar 74 mandate duke lënë pas Partinë Demokratike me 54 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim katër mandate.
Në lidhje me këtë situatë politike në vend ka reaguar ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli, kjo e fundit është shprehur se qytetarët midis Ramës dhe opozitës zgjodhën Ramën.
Ajo shprehet se votat e opozitës ndër vite ka qenë në rënie dhe sipas saj për këtë kanë ndikuar një sërë faktorësh.
“Midis Ramës dhe alternativës të opozitës qytetarët zgjodhën Ramën. Nuk vjen pushteti se të vjen radha. Rama bëri një fushatë më të mirë dhe disa veprime opozitën e çuan drejt humnerës.
Opozita ka qenë në rënie. Niveli i votave ka qenë në rënie. Janë një sërë faktorësh, marrëveshja e 2017, djegia e mandateve, mos marrja pjesë në zgjedhjet vendore.”, tha Mëhilli.