Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka vendosur të flasë sot në Kuvend për atë çfarë po përflitet më shumë në politikë, një marrëveshje e fshehtë Rama-Basha.
Ministri nuk ka mohuar marrëveshjen, por ka thënë se cili do që të jetë rezultati i saj, kostot dhe vlerat e saj do i fitojë Partia Socialiste.
Ai i ka kërkuar dhe opozitës së re që të mos merret me batuta dhe se vota e tyre do bëj historinë, duke e paralelizuar situatën me ndeshjet e futbollit.
“Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë
Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një koordinator shtetërorë për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.
Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne. Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, tha Majko.