Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook”, postimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që tregon se dy avionë amerikanë kanë fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare dhe kanë përdorur bazat e Rinasit dhe Kuçovës.
“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa. 🇦🇱💪🇺🇸”, shkruhet në postimin e ministres Xhaçka.
Olta Xhaçka nuk votoi në Parlament rezolutën e hartuar nga forca që ajo përfaqëson, kundër Presidentit me qëllim për të shmangur krizën në Gjykatën Kushtetuese.
Bëjmë me dije se Presidenti i Republikës është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ndaj shpërndarja e postimit të Xhaçkës lidhet me detyrën e tij po ashtu.

