Mesditën e sotme janë gjetur një numër i konsiderueshëm pulash të ngordhura në brigjet e Shëngjinit. Deri më tani mbetet akoma e paqartë se si kanë ngordhur dhe si kanë përfunduar aty, megjithatë dyshimet janë se për ndonjë pulari që mund të ndodhet pranë zonës dhe që mund të jetë prekur nga gripi i shpendëve.
Kujtojmë se më herët janë konstatuar vatra të gripit të shpendëve në Durrës, Shkodër si edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë duke i shkaktuar ekonomisë së vendit një dëm të madh.
