Po vijon me ritme të ngadalta procesi i numërimit në KZAZ me numër 20 në Bashkinë e Krujës. Aktualisht në këtë bashki janë numëruar 59 kuti, nga 92 në total.
Aktualisht kryesuese është Partia Socialiste me 10.174 vota, e dyta renditet Partia Demokratike me 9.540 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 19.60 vota. Sa i përket mandateve, projeksionet aktuale tregojnë se PS siguron 7 mandate, PD, 6 dhe LSI 1.
“Unë ndodhem në KZAZ me numër 20 në Krujë. Pas Tiranës edhe qarku i Durrësit po numërohet ngadalë. Më është thënë që mbrëmjen e djeshme komisionarët kanë bërë një pushim dhe kemi këto të dhëna. Nga 92 kuti që ka qyteti i Krujës 59 janë numëruar, PS, numëron 10.174 vota, ndërkohë PD 9540 LSI 1960, është ky rezultat. Ka akoma kuti të pahapura dhe të shohim a do të ndryshojë ky rezultat.
Është një rezultat jo shumë i thellë. LSI më është thënë që rezultati që ka arritur deri më tani është në ritme të kënaqshme, por beteja do të jetë mes PS dhe LSI, Elona Guri do të mundohet të mbajë mandatin e saj.