Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Numërohen mbi 60% e zarfeve nga diaspora/ PS kryeson me 54%, rreth 29 mijë vota diferencë!

22:26 / May 14, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
numerimi 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sipas të dhënave më të fundit nga KQZ, janë numëruar 112408 zarfa nga diaspora nga gjithsej 194 889, që përfaqëson mbi 60% të totalit.

PS ruan epërsinë e thellë edhe me votuesit jashtë, pasi deri më tani ka marrë 60320 vota, që përfaqësojnë mbi 54% të votave të numëruara, ose rreth 29 mijë vota diferencë. 

Në vendin e dytë është Koalicioni PD-ASHM me 31394 vota ose 28.19%, ndërsa në vend të tretë qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 9301 vota, që përbëjnë 8.35%.

Subjektet më të vogla vijojnë të mbledhin një numër modest votash, pa treguar shenja rritjeje. Partia Mundësia ka arritur të sigurojë 4076 vota ose 3.66% ndërsa Lëvizja Bashkë ka marrë 2785 vota, që përbëjnë 2.65%. Partia Socialdemokrate ka fituar 1299 vota (1.15%), ndërsa partitë e tjera, si Koalicioni Euroatlantik, Aleanca Kombëtare Shqiptare, Lëvizja Atdheu, Djathtas për Zhvillim dhe Aleanca Demokracia e Re, kanë mbetur nën pragun e 1%.

Diferenca mes PS dhe PD është e konsiderueshme, por procesi i numërimit është ende në vijim dhe këto rezultate mund të kenë një ndikim edhe në ndarjen e mandateve në disa qarqe. 4 janë qarqet ku gara mbetet matematikisht e hapur teksa mbeten për t’u numëruar edhe një pjesë e madhe e votave të diasporës. 

Në Qarkun e Tiranës, në luftë për një mandat duket se do të jetë deri në fund PD-ASHM dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Mundësia e mbron mandatin e dytë në Tiranë me disa dhjetëra vota, mandat i cili rrezikon të bëhet i 14 i PD-së. Rezultat që mund të ndryshojë është edhe në Fier, ku Partia Socialiste po e mbron mandatin e 9-të me rreth 500 vota diferencë, por që po ngushtohet nga Nisma Shqipëria Bëhet, që ka një përqindje shumë të mirë të votave në diasporë. PS ka deri tani rreth 13 mijë vota, ndaj 9 mijë të PD dhe 2 mijë të Nisma, kur janë numëruar 60% e zarfeve. 

Diferenca po ngushtohet edhe në Lezhë mes Partisë Socialiste dhe PD-ASHM, ku aktualisht është mbi 1400 vota para opozita, por mbeten edhe pak më shumë se 4 mijë vota për t’u numëruar. Edhe në Vlorë mund të ketë një shans ndryshime, edhe pse i vakët. PD mund të rimarrë mandatin e 4 në këtë qark, të nëntin e PS-së por duke parë trendin duket e vështirë.

Diaspora numerimi PD PS votat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.