Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nusja e Librazhdit bën bashkë mazhorancën dhe opozitën: Duhet takim me AMA-n

16:30 / June 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nusja librazhd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Socialistët dhe demokratë janë bërë bashkë gjatë diskutimeve në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për rastin e nuses 20-vjeçare nga Librazhdi e cila u kap me të dashurin në shtratin martesor nga vjehrri dhe vjehrra.

Deputetja e PD-së Flutura Açka është shprehur se e shqetësuar për rastin, duke kërkuar nga AMA që të reagojë më shpejt sesa keqbërësit. 

“Ajo ngjarja me atë vajzën e Librazhdit më ka tronditur shumë dhe them që është e nevojshme një seancë dëgjimore me AMA-n apo për çfarë kanë ato nevojë për nesh sepse ekzekutimi, akti ishte me vonesë. Gjerat ndodhën ligjet duhet të veprojë dhe AMA duhet të veprojë shumë më shpejt sesa veprojnë keqbërësit. Janë me mijëra vajza që kanë nevojë për mbështetjen tonë. Unë për vetën time e kam përjetuar kaq, disa ditë nuk kam qenë mirë. Për mua ka qenë në kufijtë e mesjetës.” tha Açka.

I të njëjtin mendim ishte edhe deputeti i PS-së, Petro Koçi, i cili theksoi se është e paimagjinueshme që të ndodhin situata të tilla në një shoqëri të civilizuar.

“Bashkohem me shqetësimin e kryetares. Ka qenë një shqetësim që e kemi ndjerë të gjithë dhe transmetimi në portale dhe media ka qenë e rëndë. Nuk hyjmë në çështjet private, por ajo që ka ndodhur ka qenë një linçim publik, i një shtetaseje që ka të drejtat e veta, madje ka të drejtat e veta edhe të gabojë. Ka qenë një barbarizëm dhe një kthim prapa që nuk ka lidhje me civilizimin e sotëm. Unë do propozoja që një grup nga ne të bëjmë një takim me drejtoreshën e AMA pa bërë një dëgjesë publike, sepse nuk dua që ta ngacmojmë më tej. Jam dakord, reagimi duhet të jetë më i shpejtë. Kështu që unë mendoj që ne që drejtojmë komisionin, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca të bëjmë një takim me AMA dhe ketë ta bëjmë publike si takim.” tha Petro Koçi.

Mazhoranca dhe opozita ranë dakord që të zhvillojnë një takim me AMA për të kërkuar reagim më të shpejtë në raste të tilla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.