Një 27-vjeçare në Indi është maskuar si grabitës dhe ka vrarë vjehrrën e saj brenda në banesë.
E reja hyri fshehurazi në shtëpinë e nënës së bashkëshortit të saj dhe sulmoi viktimën në gjumë, duke i shkaktuar vdekjen.
Ndër të tjera thuhet se pas ngjarjes ajo i ka marrë dhe bizhuteritë të moshuarës, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Identifikimi i gruas u bë falë regjistrimeve të kamerave të vëzhgimit.
