Një nuse në Florida është akuzuar se ka hedhur kanabis në ushqimin e dasmës që ajo ofroi për të ftuarit e saj, duke bërë që shumë të shfaqnin simptoma të helmimit dhe të dërgohen në spital.
Sipas CNN Greece, policia në Florida arrestoi nusen dhe përgjegjësin e menusë së dasmës dy muaj pas dasmës e cila u zhvillua më 19 shkurt në qytetin Longwood, në Florida pasi ishte kryer hetimi i mëparshëm për ngjarjen.
Sipas disa prej 50 të ftuarve, ata “ndiheshin çuditshëm” pasi hëngrën qofte, sallatë Cezari, tortelini dhe bukë me vaj ulliri dhe barishte dhe u ankuan për dhimbje stomaku dhe të vjella. Një nga të ftuarit i tha policisë se ai ndjeu ndjesi shpimi gjilpërash, zemra filloi të rrihte dhe se ishte duke patur mendime të çuditshme. Policia kreu një hetim duke mbledhur enë qelqi dhe ushqim nga tryeza e dasmës për analiza, të cilat përfshinin luleshtrydhe të mbuluara me çokollatë, ëmbëlsira puding dhe lazanja. Zyrtarët thonë se buka dhe lazanja më vonë u testuan pozitive për THC, një kimikat psikoaktiv në marihuanë dhe tre të ftuar gjithashtu u testuan pozitivë për substancën.
