Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nxënësit mësim në acar, ministrja Kushi: Kemi kërkuar pajisjen me ngrohje për 28 shkolla

11:21 / February 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1675851421 SHKOLLATLUSHNJEIFTOHTIABCM2T1.mpgsnapshot00.01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këto ditë acari, shumë shkolla në vend nuk kanë ngrohje. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kërkuar për pajisjen me ngrohje për 28 shkolla. Ajo ka bërë me dije se në disa shkolla të zyrave arsimore Dibër dhe Devoll orët e mësimit janë reduktuar me 10 minuta.

“Për sa i takon situatës në terren dhe raportimeve në mënyrë të vazhdueshme nga zyrat arsimore, kemi kërkuar në mënyrë urgjente pajisjen me sistem ngrohjeje të 28 shkollave nga ana e bashkive respektive.

Ngrohja e institucioneve arsimore bëhet në disa mënyra: ngrohje qendrore me kaldajë, kondicionerë, ngrohës me energji elektrike, si dhe sobë me dru ose pelet. Duke vlerësuar këtë përpjekje të përbashkët me institucionet e pushtetit vendor dhe institucione të tjera, u kemi kërkuar bashkive të marrin masa për 51 shkolla ku ngrohja bëhet përmes sistemit elektrik por ngarkesa në rrjet ka sjellë vështirësi për ngrohjen optimale të tyre. Gjithashtu, i kemi informuar që të ndërhyjnë në 21 shkolla, ku sistemi i kaldajës ka nevojë për riparime apo furnizim me lëndë djegëse.

Në disa shkolla të zyrave arsimore Dibër dhe Devoll, ku temperaturat janë tepër të ulëta, orët e mësimit janë reduktuar me 10 minuta. Për sa i përket menaxhimit të përbashkët të situatës, vijojmë takimet konstruktive dhe komunikimet e vazhdueshme me kryetarët e bashkive, për t’i falënderuar për bashkëpunimin dhe për t’i kërkuar vëmendje të shtuar në këto ditë të ftohta”, thuhet në njoftim.

evis kushi SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.