Ambasada e SHBA-së duke publikuar pamjet e një salle të re gjyqi në vendin tonë, e realizuar me financimin e USAID jep edhe mesazhin se “reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj”.
POSTIMI
Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij. Bëni një vizitë virtuale në sallën e gjyqit, duke ndjekur videon mëposhtë! #ReformaNeDrejtesi #SundimiLigjit
