Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“O “Bud Spencer” i Shqipërisë, o tropojan gjigand”. Demokrati vë në ‘siklet’ Berishën: Kur vije dikur ndaloje makinën për ne tigrat e Tepelenës

19:57 / October 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tigri 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë foltores së Sali Berishës në Gjirokastar nuk kanë munguar edhe batutat e qytetarëve. Një prej tyre teksa mori fjalën iu drejtua ish-kryeministrit duke e krahasuar me “Bud Spencer” personazhin e një filmi të njohur.

Po ashtu, qytetari demokrat i kujtoi ish-kryeministrit kohën kur e prisnin Sali Berishën si kryeministër.

“Kujtoj vitet kur ne e prisnim në dalje të Krasit e në Subash dhe në çdo vend, ndalonin makinën. Ai thoshte ndaloje makinën se kanë dalë “tigrat” e Tepelenës e të jugut. Ti mirëserdhe në jug të Shqipërisë o Sali Ram Berisha, o Bud Spencer i Shqipërisë, o trim. Ne duam vetëm një gjë tani në këtë moment, të na thuash shumë shpejt do fitojmë. Të përqafoj o tropojan gjigand”, tha qytetari.

Ndërkohë, ish-kryeministri nga ana e tij teksa u shpreh i bindur për fitore theksoi se ai kishte vendosur të mos rikthehej më, por e kanë detyruar rrethanat.

“Unë jam i bindur dhe i sigurt se ne do fitojmë. Bindja ime vjen tek besimi që kam tek ju. Në 1991 patëm përpara një regjim diktatorial. E përmbysëm. Në 2021 kemi një regjim që bazohet mbi krimin dhe korrupsionin. Do ta përmbysim.

Unë kisha mbyllur kapitullin tim dhe sa herë më pyesnin gazetarët shprehesha se largimi im është pa kthim. Ndodhi që me zhvillimet, veçanërisht me shkelmimin që i bëri statusit të partisë, forumeve, sovranitetit dhe vullnetit tuaj, ishin një thirrje për mua që të rikthehesha”

Lo chiamavano Trinita

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.