Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“O Edi t’u shkurtoftë…”, Studentët në Elbasan këngë për Ramën

09:43 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studentet elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup i vogël studentësh protestues të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë kërkuar solidaritetin e kolegëve për të vijuar protestën.
Ata u kanë kërkuar të gjithë studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të grumbullohet te godina qendrore por këtë të martë në auditore ka pasur më shumë studentë që ndjekin leksionet dhe seminaret krahasuar me javët e shkuara dhe gjithçka i ngjan një dite normale mësimi, pavarësisht se grupi i vogël i protestuesve këmbëngul për vijimin e protestës deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashtruara prej tyre. Ndërkohë protestuesit kanë shpërndarë një tjetër video këngë kushtuar kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama burr i zoti.
Mori lopën e kulloti.
Edi Rama ne na tha.
Do bëjmë gjëra të mëdha

Tha do heqim papunësinë
Do ket’ punë për rininë

Oooo Edi Rama
Oooo t’u shkurtoft’ fama

Oooo Edi Rama
Trrrrr të raft damllaja.

Kryeministri Edi Rama sot sipas burimeve zyrtare ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, punimet për përfundimit e të cilës janë zvarritur prej afër 6 vitesh.
Rama ka planifikuar një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve dhe kryetarët e bashkive.
Ndërkaq krahas disa takimeve të rëndësishme kryeministri Rama do inspektojë edhe godinat e konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.


E nisur nga ky inspektim mund të zhvillohet edhe një takim me studentët e këtij Universiteti, por ende nuk është konfirmuar një aktivitet i tillë në axhendën e tij gjatë të cilës kryeministri do jetë i shoqëruar nga disa ministra si dhe grupi i deputetëve të PS të Qarkut të Elbasanit.

Rama studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.