Peformancat live në skenë shoqërohen me të papritura dhe surpriza të ndryshme, por jo të gjitha janë të këndshme. Së fundmi, këngëtarja Melinda Ademi është përballur me një situatë aspak të këndshme e madje të sikletshme.
Teksa ishte duke kënduar në skenë gjatë koncertit, një fans tenton ta prekë këngëtaren tek të pasmet. Mirëpo Melinda ka vepruar menjëherë duke u larguar dhe madje duke ndaluar së kënduari, për t’i thënë atij: “Mos më prek”.
Kështu, artistja arriti që ta kontrollonte situatën dhe të vazhdonte performancën në skenë, por videoja e filmuar nga të pranishmit tashmë është bërë virale në rrjet.
Gjatë intervistës së fundit që Melinda dha për “NIN”, ajo i habiti të gjithë me deklaratën e saj se në fillimet e karrierës, është përballur me bullizëm dhe me kërcënime nga më të ndryshmet.
