Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”O Rame”, Basha: Kandidatët tanë s’tremben nga sirena e policisë, janë të pakorruptuar

11:05 / April 5, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1743842388 lulzimbasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha prezantoi sot kandidatët për deputetë Diana Toma, Shemsi Prençi, Eduard Kelmendi, Marçel Hila dhe Irsida Shehi para strukturave të degëve 7 dhe 10 në Tiranë. Ai tha se Vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit të parlamentarëve dhe projektvendimi për mbështetje të SPAK. Për të këto nisma kanë një vit e gjysmë në syrtaret e Parlamentit dhe nuk sillen për diskutim nga ata që liruan të korruptuarit e dënuar nga GJKKO, do të janë mbështetje reale për institucionet e drejtësisë.

Pjesë nga fjala

Dy veçoritë që e ndajnë të bardhën nga e zeza me thikë. Ne jemi sot këtu, sepse prej ditës së parë e kemi nisur këtë rrugëtim me disa parime dhe bindje që u kemi qëndruar qëndrojmë dhe sot. E para, që llogaridhënia para drejtësisë nuk mund të shndërrojë skënd dhe asnjë forcë politike në një bunker për interesa personale. Që kush ka hesape të hapura me drejtësinë, duhet të përballet me drejtësinë.

Ne kemi qenë me vepra në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Ne kemi dërguar në Parlament ligjin për vettingun e politikanëve. Këta së bashku nuk e fusin as në rendin e ditës. Pse nuk e fusin në rendin e ditës në këtë palo parlament që në fund të fundit siç e pamë këta kontrollojnë shumicën dhe liruan të korruptuarit e Ramës bashkërisht. Nuk e sjellin ligjin për vettingun e politikanëve që e kam depozituar që nga nëntori i vitit 2023 në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ka dy rrugë, ose ta miratojnë dhe pastaj vajmedet për ta, ose siç thotë Unikkatili “o ku ku për ty”, ose ta hedhin poshtë.

Kjo është një nga shtyllat në luftën kundër korrupsionit. Ne do t’i japim SPAK-ut mbështetjen totale, do ta nxjerrim nga arkivat e Kuvendit dhe do ta miratojmë projektpaketën për mbështetje financiare, për burime njerëzore dhe për infrastrukturë legjislative për SPAK-un në mënyrë që jo vetëm mos ta ngadalsojmë, por të dyfishojë rritmin e arrestimit për të korruptuarit.

Heqja e imunitetit të parlamentarëve, edhe kjo ka një vit e gjysmë që pret në syrtar, edhe këtë nuk e nxjerrin ta diskutojmë. Dhe së katërti, themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura. Një praktikë e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni dhe me praktikat më të avancuara të hetimit, dhe me mbështetjen Euroatlantike do të gjurmojmë kudo që i kanë çuar pasuritë e tyre në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie sepse nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë e shqiptarëve dhe do t’ju kthehen shqiptarëve.

Kjo është kryesorja që na ndan. Shikoni kandidatët tanë, në radhë të parë e mbi të gjitha njerëz të lirë, se mbajnë kokën pas, nuk tremben sa herë bie sirena e policisë, as u duket zëri im “O Rame, o Rame” si sirenë e policie. Sepse rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, janë njerëz të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm.

11 maj Basha Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania dhe Franca prezantojnë sot nismën për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE 

09:59 / June 5, 2026

Humbi jetën në operacionin policor në Maliq, përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

09:29 / June 5, 2026

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe kryeministri Rama

09:25 / June 5, 2026

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.