Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar shkëndijat e para te forta, ku duket se “inati i vjetër” me Rogertin ka shpërthyer menjëherë në ofendime të rënda personale.
Sapo janë ulur në tavolinë, Rogerti nuk ka arritur ta përmbajë mllefin ndaj fituesit të BBV2, duke lëshuar lumë akuzash dhe ofendimesh në drejtim të tij.
“Zhuls, lojtar legen, që i le lekët në bixhoz”,” i është drejtuar ai Luizit me tone të larta, duke tentuar ta godasë në pika të dobëta të së kaluarës.
Megjithatë, përballë këtij agresiviteti verbal, Luizi ka zgjedhur armën e tij më të fortë: indiferencën. Ai eshtë parë vetëm duke qeshur dhe duke e injoruar totalisht, gje qe e ka acaruar edhe me shume Rogertin.
Situata ka eskaluar kur Rogerti ka permendur bashkëshorten e Luizit, Kiarën.
“Mirë që të ka marrë Kiara se do kishe ngelur beqar, o bjondo,” ka bërtitur ai, duke u çuar demonstrativisht nga tavolina dhe duke iu afruar fizikisht Luizit në një tentativë për intimidim.
Por, edhe ne këtë moment tensioni, Luizi nuk ka levizur nga vendi.
Me nje qetesi absolute, ai i ka dhene goditjen perfundimtare me vetem pak fjalë:
“Ulu se eshte turp.”
Ky reagim i ftohte dhe dominues e ka lënë Rogertin te armatosur, ndersa banoret e tjere kane ndjekur te shokuar kete perplasje të parë titanesh.
